1.
Web Host (Hostim)
Duke qënë se shumica e termave teknike janë në anglisht dhe shpesh herë është vështirë për t'u përkthyer në shqip, shumë nga termat teknike janë përdorur ashtu siç thuhen në anglisht, me të cilat janë të njohur të gjithë përdoruesit dhe specialistët e fushave teknike. Meqënëse shumë nga këto terma mund të jenë të panjohura për ju, atëherë këtë faqe ja kemi përkushtuar sqarimit të termave teknike nga anglishtja. Nëse ka ndonjë termë të përdorur në këtë website me të cilën nuk jeni të njohur, ose kërkoni të dini kuptimin e saktë në shqip, ju lutem na kontaktoni dhe ne me kënaqësi do t'ju japim shpjegimin e saktë. Faleminderit për mirëkuptimin.
2.
Trafik Mujor
3.
CPanel
4.
DomainName
5.
Subdomain
6.
Hotlink Protection
7.
Site Submition
8.
Domain Parking
9.
Add-on Domain
 
1.
Web Host
   
 
Web Host, ose Hosting quhet shërbimi që një kompani ofron klientëve, duke i dhënë atyre mundësinë që të vendosin faqen e tyre në internet, nëpërmjet kompanisë së hostimit. Kompania e Hostimit, zotëron superkompjutera të quajtur server-a, të cilët kanë lidhje të shpejtë me internetin. Klienti vendos materialet e website-it të tij/saj në server-at e kompanisë së hostimit, dhe kur dikush kërkon në internet faqen përkatëse, kjo faqe shkarkohet nga server-i i kompanisë në Browser-in e kompjuterit nga i cili kërkohet kjo faqe. Browser-at më të njohur janë Internet Explorer dhe Netscape.
   
2.
Trafik Mujor
   
 

Trafik Mujor është termi që përdoret për të shpjeguar sasinë e vizitave në website-in tuaj. Le ta ilustrojmë këtë me një shembull konkret. Përdoreni këtë krahasim për të vendosur cili nga planet tona është i përshtatshëm për ju.

Konkretisht, plani ynë i thjeshtë i hostimit, përfshin 100mb hapësirë në Hard Disk, dhe 1000mb trafik mujor. Le të themi që ju keni një website me 5 faqe, 100kb secila.

Ajo që ndodh kur dikush shtyp adresën e website-it tuaj në internet, është që faqja që ndodhet në server-at tanë shkarkohet në browser-in e përdoruesit. Sa më e shpejtë të jetë lidhja e tyre me internetin dhe sa më e vogël (në kb) të jetë faqja juaj, aq më shpejt shfaqet kjo faqe në browser-in e tyre, psh në Internet Explorer.

Çdo shkarkim në browser-at e atyre që shikojnë faqen tuaj regjistrohet. Pra, nëse dikush shikon faqen tuaj në internet dhe viziton të pesë faqet që përmban faqja jua, ata sapo harxhuan 500kb nga trafiku juaj mujor.

Pra, në baze të kësaj, ju mund të llogarisni sa vizitorë mund të shohin faqen tuaj në një muaj, në bazë të trafikut mujor që ju keni, sipas planit që keni blerë.

Me planin e thjeshtë, nëse faqja juaj ka 5 faqe me 100kb secila, atëherë duke ditur se trafiku juaj mujor është 1000mb, mund të llogarisim sa vizitorë mund të shohin faqen tuaj për një muaj, brenda kuotës së trafikut tuaj:

1000mb = 1,000 x 1,000,000 b = 1,000,000,000 bytes

(1,000,000,000 bytes * 8 bits/byte) / (500,000 bytes) = 16,000 vizitore ne muaj

Statistikat tregojnë se një faqe normale tërheq rreth 2000 vizitorë në muaj (± 20%) dhe harxhon rreth 200mb - 250mb për muaj, rreth 20%-25% të trafikut që ne ofrojmë për planin e thjeshtë.

Jini realistë në parashikimin e trafikut mujor që të mos harxhoni kot jashtë mase. Vetem gazetat dhe forumet dhe organizatat e njohura shpenzojnë më shumë se aq.

   
3.
CPanel
   
 
CPanel është një program që ndihmon në administrimin e website-it tuaj. CPanel ofrohet me të gjitha planet tona. CPanel i jep përdoruesve kontroll të plotë mbi website-in a tyre. Me CPanel mund të shikoni të gjitha statistikat në lidhje me website-in tuaj, numrin e vizitorevë çdo ditë, adresat IP të kompjuterit të vizitorëve, në bazë të cilave mund të gjeni përhapjen gjeografike të vizitorëve të website-it tuaj, Në CPanel mund të kontrolloni email-in tuaj që ju vetë vendosni në bazë të emrit të website-it tuaj. Psh, nëse adresa e faqes suaj në internet është www.albaniawebhost.com, atëherë adresa e email-it tuaj mund të jetë kontakt@albaniawebhost.com ose emrijuaj@albaniawebhost.com. CPanel ju ofron skripte të gatshme në PHP (gjuhë programimi për internetin) të cilat mund të instalohen brenda një minute. Skripte të tilla ju japin mundësinë që të pasuroni website-in tuaj me gjëra të tilla si kalendar, Libër Vizitorësh ku vizitoret mund të lënë përshtypjet e tyre, forume ku bisedohet për tema të ndryshme, e shume aplikime të tjera. CPanel ju ofron mundësinë që të regjistroni website-in tuaj falas me Search Engines më të njohura si Google, Altavista, etj, e gjithë kjo e kryer brenda një minute.


CPanel ofron më shumë sesa ne mund të rendisim në këtë faqe, për të parë vetë se si duket CPanel dhe çfarë ju jep juve në dorë për administrimin e website-it tuaj, ju ftojmë që të shikoni vetë një shembull duke klikuar këtu dhe duke përdorur demo99c si emrin dhe fjalëkalimin në kutitë përkatëse.

Ju zgjidhni vetë emrin dhe fjalëkalimin me CPanel-in e website-it tuaj.
   
4.
Domain Name
   
 

Domain Name është emri i lidhur me një adresë të caktuar kompjuteri. Domain name është emri që njerëzit shtypin në browser-in e tyre (psh, Internet Explorer) për të hapur një faqe të caktuar në internet. Psh, që të vinit tek kjo faqe ju shtypet www.albaniawebhost.com. Domain Name i website-it tonë është albaniawebhost.com.

Që ju të vendosni faqen tuaj në internet keni nevojë për këto gjëra:

1. Një Domain Name (psh emri i kompanisë suaj, me .com, .net, ose .org nga prapa).
2. Një plan hostimi me kompaninë tonë (duke filluar nga $20 në vit).
3. Materiali i faqeve tuaja që do të vini në internet.

AlbaniaWebHost.com ofron çmimet më të lira për të gjitha shërbimet e mësipërme.

Për vetëm $10 në vit, ju mund të bleni një Domain Name, me emrin e kompanisë suaj, ose emrin tuaj të preferuar.

Për vetëm $20 në vit ju mund të blini planin fillestar të hostimit me kompaninë tonë.

AlbaniaWebHost.com ofron dizenjimin e website-it tuaj në mënyre profesionale. Kontaktoni me ne për të marrë një ofertë speciale për website-in tuaj.

   
5.
Subdomain
   
 

Subdomain është termi që përdoret për t'ju referuar emrit që mund të vihet para emrit të website-it tuaj për të hapur një faqe të caktuar në internet.

Psh. Domain Name për kompaninë tonë është AlbaniaWebHost.com. Për të hapur këtë faqe duhet të shtypësh: www.albaniawebhost.com. Subdomain është një emër që vihet përpara albaniawebhost për të hapur një faqe të caktuar. Psh, për të blerë një domain name, ne kemi caktuar një subdomain e quajtur domain, prandaj nëse ju do të blini një domain name nga Albaniawebhost, ju do të shkoni (ose transferoheni duke klikuar atje) tek www.domain.albaniawebhost.com

   
6.
Hotlink Protection
   
 
Hotlink është termi që përdoret kur dikush krijon një lidhje direkte me një fotografi (ose imazh) nga website-i juaj që të shfaqet në një faqe tjetër, ndërkohë që kur kjo fotografi hapet në faqen tjetër (me të cilën ju nuk keni lidhje) ata po përdorin trafikun tuaj mujor sa herë që ajo faqe hapet, për të mos përmendur faktin që po shkelin rregullat e të drejtës së autorit duke marrë fotografinë pa lejen tuaj.

CPanel siguron mbrojtje nga kjo praktikë e paligjshme dhe e dëmshme për website-in tuaj. CPanel përfshihet në të gjitha planet tona të hostimit.
   
7.
Site Submition
   
 
CPanel ju ofron mundësinë që të regjistroni website-in tuaj falas me Search Engines më të njohura si Google, Altavista, etj, e gjithë kjo e kryer brenda një minute. Në këtë mënyrë nëse njerëzit kërkojnë në Google fjalë të caktuara (që gjenden në website-in tuaj), faqja juaj shfaqet në mënyrë që ata të vizitojnë faqen tuaj.
 
8.
Domain Parking
 
 
Domain Parking është termi që i referohet mundësisë që CPanel ju ofron për t'ju adresuar website-it tuaj me emra të ndryshëm domain-i.

Psh, le të themi se juve ju pëlqejnë dy emra për website-in tuaj, dhe nuk vendosni dot se cilin të zgjidhni. Me domain parking nënkuptohet që ju i blini të dy domain names, dhe nëse blini një plan hostimi me ne, atëherë të dy këto emra i çojnë vizitoret në të njëjtin website, atë tuajin.

Kjo është një mënyrë që njerëzit përdorin për të shtuar trafikun e vizitorëve në website-in e tyre.
 
9.
Add-on Domain
 
 
Add-on Domain është termi që përdoret për mundësinë që CPanel ju ofron për të hostuar një domain tjetër brenda planit tuaj.

Psh, le të themi se ju bleni planin e thjeshtë të hostimit që ne ofrojmë për $20 në vit. Me këtë plan ju keni 100mb hapësirë në server-at tanë. Le të themi që website-i juaj merr vetëm 40mb, dukë ju lënë ju 60mb bosh. Atëherë ju mundet të vendosni një website tjetër në këtë hapësirë që ju ka ngelur, pa paguar më tepër. E vetmja gjë që ju duhet është një domain name tjetër, dhe çdo gjë është gati. Përdorni CPanel për të shtuar një website tjetër brenda të njëjtit plan.
 
 
Nëse ka ndonjë term tjetër të përdorur në albaniawebhost.com që ju nuk e kuptoni, ju lutem na kontaktoni dhe do jetë kënaqësia jonë t'u sqarojmë për kuptimin e termave, si dhe ta shtojme në këtë faqe, për të ndihmuar edhe klientët e tjerë.
 

Copyright ® 2004 Albaniawebhost.com

Home | Kompania | Çmimet  | Dizenjim Website |  Kontakt |   Domain Name |   Shpjegim Termash |  Pyetje

   
Për lehtësinë e pagesave,
ne pranojmë këto karta krediti ::